Bodi: Përplasjet mes bizneseve dhe protestuesve nuk duhet të kalojnë në publikimin e të dhënave personale

Aktivisti Endrit Bodi, i ftuar në emisionin Epiqendër me moderatoren Sonila Musai, komentoi përplasjet mes bizneseve dhe protestuesve lidhur me fenomenin e review-ve negative online.

Bodi u shpreh se nuk është e drejtë që një biznes të sulmohet pa prova apo fakte, por theksoi se edhe reagimi i disa biznesmenëve ndaj protestuesve ka qenë i papërshtatshëm.

Sipas tij, publikimi i fotove të protestuesve në internet apo nxjerrja e të dhënave të tyre nga burime institucionale për t’i ekspozuar publikisht nuk është një praktikë e drejtë. Ai tha se, pavarësisht rrethanave, askush nuk duhet të cenojë të drejtat dhe privatësinë e personave që marrin pjesë në protesta.

 

EMISIONET