VIDEO/ Turistët preferojnë Alpet Shqiptare këtë korrik

VIDEO/ Turistët preferojnë Alpet Shqiptare këtë korrik

Turizmi malor çdo vit e më shumë po tërheq mijëra vizitorë vendas e të huaj.

Në ditët e para të korrikut Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë, një nga territoret më atraktive dhe më magjepsëse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, po vizitohet nga vizitorët vendas dhe të huaj dhe nga të apasionuarit pas ngjitjeve në mal.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje e dy tursitëve të huaj që këto ditë vere kanë preferuar t’i kalojnë në Alpet Shqiptare.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, ato përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.

Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj., si dhe në liqene si ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj., që ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline, e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire.

Male të tilla si Radohima, Maja e Hekurave, Maja e Arapit, Maja e Shkëlzenit ofrojnë një panoramë të ndryshme, e cila tundon shpirtin aventuror të çdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre.

EMISIONET