Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khamenei-t, Beogradi përfaqësohet zyrtarisht në Iran

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, ka marrë pjesë në Teheran në ceremoninë e lamtumirës së udhëheqësit suprem të Republikës Islamike të Iranit, ajatollahut Ali Khamenei.

Sipas njoftimit të publikuar në llogarinë zyrtare të ministrit në Instagram, Bratina ka qenë në Iran në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe është nënshkruar në librin e zisë.

Në emër të qeverisë dhe qytetarëve serbë, ai ka shprehur ngushëllime për popullin iranian.

Në faqen zyrtare të Ministrisë iraniane të Teknologjisë, Inovacionit dhe Çështjeve Ndërkombëtare bëhet e ditur se ai ka mbërritur në Teheran më 3 korrik, ku është pritur në aeroport nga zëvendësministri Mohammad Hafez Hakami.

Ceremonia e varrimit të Khamenei-t ka nisur më 4 korrik dhe pritet të zgjasë disa ditë, në kuadër të homazheve shtetërore në Iran.

Në reagime politike në Serbi, opozita ka ngritur pyetje mbi koordinimin e kësaj vizite me partnerët ndërkombëtarë dhe për ndikimin e saj në procesin e integrimit europian të vendit.

Beogradi zyrtar ka ruajtur marrëdhënie diplomatike me Iranin në vitet e fundit, pavarësisht tensioneve ndërkombëtare dhe sanksioneve ndaj Teheranit për programin bërthamor dhe çështje të të drejtave të njeriut.

EMISIONET