“Urdhri i Inxhinierit”, Dëshira Mena: T’i heqësh licensën një inxhinieri zëre se e ke vrarë

Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Inxhinierët Shqiptarë, Dëshira Mena në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh kundër nismës së mazhorancës për ngritjen e një Urdhri për Inxhinierët, duke risjellë në vëmendje debatin e inxhinierëve dhe arkitektëve që janë kundër miratimit të një urdhri për profesionin e tyre.

Inxhinierja Mena i ka bërë thirrje Qeverisë të reflektojë dhe të bëjë të mundur që deputetët të marrin në konsideratë kërkesat e profesionistëve dhe inxhinierëve që janë kundër krijimit të Urdhrit, pra dhënies së kompetencave për një grup të caktuar dhe jo shtetit.

“T’i heqësh licensën një inxhinieri zëre se e ke vrarë. Ne kemi luftuar frymën për të kapur këtë element të rëndësishëm dhe këto stade të rëndësishme të profesionistit. Kur ty të hiqet licenca do të thotë që ti nuk punon dot më. Nuk mund t’ia lësh në dorë një grupi të caktuar dhe t’i japësh një pushtet të tillë.”, u shpreh ajo.

Mena tha se do të vazhdojnë të bëjnë peticione kundër këtij projektligji.

NISMA

“Urdhri i Inxhinierit”, Dëshira Mena: T’i heqësh

Iniciativa për “Urdhrin Profesional të Inxhinierëve dhe Arkitektëve” ka nisur në 2019 kohë kur ishte parashikuar një ligj i përbashkët për të dy profesionet.

Drafti u shoqërua me debate nga palët e interesit dhe u la pezull. Në shkurt të 2022 u rikthye në vëmendje debati për urdhrin, pasi pati një tentativë për ta kaluar në Kuvend si projektligj. Shoqata e Arkitektëve mori nismën për të dërguar draftin në Kuvend.

Nisma u prit me shqetësim nga profesioinistët e fushës dhe u la sërish pezull. Ministria u tërhoq nga kalimi i projektligjit. Pak muaj më vonë, deputetja Luljeta Bozo ka marrë iniciativën për ta dërguar sërish iniciativën në Kuvend, por me dy projektligje të ndara tashmë, duke nisur me Urdhrin e Inxhinierëve.

anila zyberaj inxhinier dëshira mena

EMISIONET