Ulja e naftës nuk reflektohet te çmimet e produkteve të importit
Rënia e çmimit të naftës nuk po reflektohet në uljen e çmimeve të produkteve të importit, ashtu siç ndodhi kur karburantet shënuan rekorde në bursat ndërkombëtare. Qytetarët thonë se shumë nga produktet ushqimore nuk janë në listën e tyre për shkak të çmimeve. Në tregje çmim të lartë në krahasim me një vit më parë mbajnë specat dhe patatet, ndërsa tregtarët thonë se këto produkte janë importuar pasi sasia e prodhuar në vend ka qenë e pamjaftueshme.
Kur nafta shënoi çmime rekord, thuajse të gjitha produktet e importit u shtrenjtuan.
Tashmë që çmimi i karburanteve është në renie, kjo nuk po reflektohet në tregje.
"Është 110 kg i patates, kufizohen."
Madje edhe prodhimet e stinës që vijnë nga jashtë konsiderohen të shtrenjta nga qytetarët.
"Marrim dy gjëra të vogla dhe kthehemi në shtëpi."
Tregtarët japin disa arsye.
"Çmimi i naftës ka rënë por temperaturat nuk e favorizuan."
Për ekspertin e ekonomisë, Eduart Gjokutaj, mosreflektimi i çmimit të naftës ka ndikime të ndryshme.
"Duke qenë nga tregje të ndryshme ka ndikime të ndryshme në inflacion. Në Shqipëri vjen nga faktorë të brendshëm, spelulimet në treg dhe nga mosrealizimi i detyrave nga institucionet që shfaqen në këto lloj simptomash."