Taksimi i profesioneve të lira, Nunaj: Vendimi është i drejtë, pasi ata ishin jashtë skemës së pagesës së tatimeve

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi situatën ekonomike të vitit tqë lamë pas.

“Stabiliteti i ekonomisë shqiptare është shumë i ndërlidhur me stabilitetin e ekonomive ndërkombëtare, kjo për shkaku e normave të larta të importeve që ne kemi me vendet e BE-së, dhe çdo krizë që ato vende kanë ne e importojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Dhe kjo e bën tregun shqiptar shumë të dobët kundër rezistencës ndaj krizave. Në 2023-in kemi një zhvlerësim të monedhës euro dhe dalja e vendit nga zona gri. Dhe kjo bëri që të kemi një qëndrueshmëri më të fortë të ekonomisë”, u shpreh ajo.

Po ashtu, ekspertja e Ekonomisë analizoi edhe vendimin e qeverisë për aplikimin e taksave të reja kryesisht për profesionet e lira.

“Gjithmonë duhet të kemi parasysh se tatimet gjithmonë dëmtojnë dikë. Sepse në aspektin personal çdo e ardhur që tatohet është një e ardhur që do i mungojë buxhetit familjar dhe i shtohet buxhetit publik.

Dhe nuk ka një formë tjetër të dytë për të mbushur buxhetin publik, dhe në këtë këndvështrim unë gjykoj se të gjithë individdët dhe korporatat duhet të jenë të gjithë tatimpagues, pra nuk duhet të ketë përjashtime.

Në rastin e profesioneve të lira që në fillim kam qenë pro takimit të tyre, sepse ata janë individë që sigurojnë një të ardhur, ndërkohë një individ që paguan të ardhura siç janë të punësuarit dhe një individ siç ishin profesionet e lira nuk paguanin. Ra kjo ëhstë e padrejtë”, u shpreh në analizën e saj, ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj.

anila zyberaj teuta nunaj

EMISIONET