Soko: Një nga kompanitë më të mëdha në botë, gjeti naftë në Shpirag por u tërhoq

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë gjeti naftë në Shpirag por u tërhoq më pas.

Soko: Me Sqepurin janë shpuar disa puse në atë zonë për vite me radhë.

Është shpuar edhe një pus i thellë Sqepuri 6.

Dhe pastaj vijmë në 2001 ku ‘’Oksidental’’ një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë shpon pusin Shpirag 1.

Arrin të kapi kontaktin me naftën.

Por thellësia e tij 5055 metra plus edhe vështirësitë gjeologjike bëjnë jo rentabël këtë pus në këndvështrimin e ‘’Oksidental’’ dhe kompania ‘’Oksidental’’ tërhiqet edhe pse kishte gjetur naftë.

Problemi që ka është se duhet gjetur mënyra për ta nxjerrë në mënyrë të leverdisshme naftën.

Mund të ketë naftë poshtë por nëse nuk të leverdis nuk e nxjerr fare naftën.

 

EMISIONET