"Sky Express" merr çmimin “Airline of the Year 2025”/ Forcimi i lidhjeve ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë

SKY express, linja ajrore greke e vlerësuar me çmimin “Airline of the Year 2025”, po forcon lidhjet mes Shqipërisë dhe Greqisë duke rritur ndjeshëm lidhshmërinë ajrore mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, kompania organizoi një event netëorking në Tiranë, në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe Shoqatën e Biznesit Grek, ku morën pjesë agjentë udhëtimi, përfaqësues institucionesh dhe të sektorit të turizmit.

Gjatë aktivitetit u prezantua zgjerimi i rrjetit të fluturimeve, ku përveç linjës direkte Tiranë–Athinë gjatë gjithë vitit, së fundmi është shtuar edhe linja e re Tiranë–Heraklion, duke rritur aksesin drejt destinacioneve turistike në Greqi.

SKY express operon me një flotë moderne prej 29 avionësh dhe mbulon 27 destinacione ndërkombëtare, duke u pozicionuar si një nga kompanitë ajrore me rritjen më të shpejtë në rajon.

“Kjo është një mënyrë për të lidhur agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistik me transportuesit ajror që operojnë këtu. Ne do ta bëjmë këtë me Sky Express si partnerë. Si edhe me shumë të tjerë në të ardhmen. Por kjo bëhet edhe për turizmin.

Lidhja që ofron “Sky Express” nga Athina, mund të shkosh në çdo ishull të Greqisë.” –tha ai.

Arbi Xhelo, Country Manager i SKY express për Shqipërinë thejksoi angazhimet në tregun shqiptar

Angazhimi i ‘Sky Express’ është për të shtuar numrin e fluturimeve, numrin e lidhjeve të drejtpërdrejta me destinacionin në Greqi dhe angazhimin e këtyre lidhjeve si ura të domosdoshme komunikimi për bashkime të mëtejshme tregtare, ekonomike dhe turizmi.”- shpjegoi Xhelo.

Eventi theksoi momentumin në rritje të korridorit të udhëtimit Greqi–Shqipëri, duke vënë në pah rëndësinë e partneriteteve strategjike dhe marrëdhënieve të forta në industri për formësimin e zhvillimit të ardhshëm.

EMISIONET