Shërbimet digjitale po transformojnë eksperiencën e turistëve në Shqipëri

Shërbimet digjitale po transformojnë eksperiencën e

Sektori i turizmit në Shqipëri po shënon një rritje të vazhdueshme, i mbështetur nga një numër gjithnjë e më i madh vizitorësh ndërkombëtarë dhe nga zhvillimi i ofertës turistike në të gjithë vendin.

Nga destinacionet bregdetare deri te qytetet historike dhe zonat malore, Shqipëria po konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më i aksesueshëm dhe i kërkuar në rajon.

Paralelisht me këtë rritje, qeveria shqiptare po mbështet fuqishëm procesin e digjitalizimit përmes programeve të dedikuara për inovacion dhe grante për startup-et.

Institucione si Startup Albania po kontribuojnë në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike që përmirësojnë mënyrën se si turistët planifikojnë, rezervojnë dhe përjetojnë udhëtimet e tyre në Shqipëri.

Në këtë kontekst, po zhvillohen gjithnjë e më shumë platforma shqiptare që ofrojnë shërbime sipas standardeve ndërkombëtare në fushën e turizmit dhe lëvizshmërisë.

Përdorimi dhe promovimi i këtyre platformave vendase, si Book N’ Ride për rezervimin e makinave me qira në Shqipëri, forcon ekosistemin lokal dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve digjitale në vend./ATA

EMISIONET