Rritet numri i të huajve në Shqipëri/ Kurti: Brezi i ri shqiptar po lë pas punët e thjeshta, vendet po mbushen me punonjës të ardhur nga India, Egjipti

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri
I ftuar në studion e Ora News, Arlid Kurti, përfaqësues i Agjencisë për Punësimin e të Huajve, deklaroi se numri i punonjësve të huaj në Shqipëri po rritet çdo vit.
Sipas tij, kjo ndodh për shkak të mungesës së punonjësve vendas në profesione të thjeshta si ndërtimi, pastrimi, kuzhina dhe hoteleria.
“Brezi i ri shqiptar po fokusohet drejt profesioneve më të paguara dhe shpesh lë pas këto punë. Përshembull, sektori i ndërtimit nuk preferohet dhe ata që duan të punojnë ikin jashtë. Ne po i zëvendësojmë ata me punonjës nga Egjipti, India dhe vende të tjera,” tha Kurti.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:

