Masakra në “Don Bosko”, Vocaj: Kemi informacion për persona konkretë, por e kemi sekret
Dy javë nga masakra "Don Boskos" me një viktimë dhe 6 të plagosur, grupi hetimor duket se ka siguruar infomacionë në lidhje më personat që u përfshinë në ngjarje.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha së nga grumbullimi i provave të deritanishmë policia ka emra konkretë të përsonave që dyshohet se janë të përfshirë në atentatin mafioz.
“Vazhdon të funksionojë një grup hetimor nën drejtimin e prokurorit, i cili do të marrë kohën e nevojshme. Policia ka informacione edhe për persona konkretë të përfshirë në këtë ngjarje, por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje, por kur të kemi përparime do ia bëjmë me dije mediave dhe publikut”, tha Tonin Vocaj.
Ky atentat, sipas burimeve policore, është vijim i ngjarjeve të ndodhura ndër vitë për shkak të konflikteve mes disa grupeve rivale në zonën e Tiranës, Lezhës e Laçit.
Pavarësisht së vetë drejtori i Tiranës u shpreh i rezervuar për ngjarjen në fjalë, në dosjen e Prokurorisë nuk citohet shënjestra e sulmit por lë të kuptohet se lokali në pronësi të vëllezërve Fatjon, Ylli dhe Ervis Murati u sulmua për shkak të disa ngjarjeve të ndodhura muajt e fundit në vendin tonë ku janë prodhuar edhe viktima.
Nga mbledhja e kamerave të sigurisë nuk arritet të provohet plotësisht identiteti i autorëvë por vetëm itinerari që ata kanë ndjekur deri në kryerjen e sulmit me armë zjarri.
Dinamika sipas policisë të çon në faktin së autorët janë vrasës më pagesë.
Në sulmin me armë në datën 12 mars në "Don Bosko" mbeti e vrarë nga plumbat Mimoza Paja, e cila shërbente si banakiere në lokal e ndërsa e plagosur mbeti edhe mbesa e saj si dhe 5 klientë të tjerë të cilët ishin në lokal.
Dyshimet e policisë janë së shënjestër e sulmit ishte Fatjon Murati, i cili po atë ditë kishte dalë nga Shqipëria nga Morina edhe pse ishte me masën e arrestit të shtëpisë.