"Qeveria të tërhiqet sa më shpejt nga “Amnistia fiskale”, “Pashaportat e arta” dhe legalizimi i kanabisit"

Konfindustria i kërkon Qeverisë, që në një kohë sa më të shpejtë të tërhiqet zyrtarisht nga nismat e “amnistisë fiskale”, “pashaportat e arta” dhe ligjërimi i prodhimit të “kanabisit mjekësor”.
“Veprimi i mësipërm bëhet i domosdoshëm në kushtet e zgjerimit të monitorimit të vendit nga agjencitë e specializuara të BE dhe vazhdimësisë sëmbajtjes në grupin në të ashtuquajturën “listë Gri” të shteteve më të rrezikuara të pastrimit të parave. Gjithashtu, terheqja zyrtare nga nismat e mësipërme bëhet edhe mëdomosdoshmëri, duke vlerësuar pasojat e paparishikuara, që mund të rrjedhin ngaskandali i fundit me ish zyrtarin e lartë të FBI amerikane.
Partnerët gjeostrategjikë të Shqipërisë siBE, ShBA, Britania e Madhe,etj. si dhe institucionet financiare ndërkombëtare,në mënyrë të vazhdueshme kanë shprehur kundërshtimin e qartë ndaj nismave të sipërpërmendura të qeverisë shqiptare.
Në rast të vonesës së tërheqjes nga amnistia fiskale e shpallur, Shqipëria rrezikon seriozisht vonesa dhepengim të proçesit të negociatave për antarësim në Bashkimin Europian, si qëllim strategjik me rëndësi kombëtare. Në të njëjtën kohë rrezikojmë cënim të angazhimeve të Shqipërisë në aleancat EuroAtlantike të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, vendi rrezikon qartësishtshtimin e kostove të huamarrjes të letrave me vlerënë tregjet financiare ndërkombëtare dhe ulje të konkurencës në tërheqjen e investimeve të huaja, shumë të ndjeshme ndaj vlerësimeve të agjencive të specializuara ndërkombëtare të kontrollit të parave të zeza. Rrymat e parave “jo të ligjshme”godasin ashpër konkurencën e drejtë dhe biznesin e ndershëm dhe ndërtimin e një ekonomie kombëtare të qëndrueshme në afatgjatë”, shprehet në reagimin e tij kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.


