Paketa fiskale, ekspertja Nunaj paralajmëron: Nga rritja e akcizës do preken familjet shqiptare, jo bizneset
Për eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj paketa fiskale e parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm parashikon dhe rritjen e akcizës, e cila do të ndikojë drejtëpërdrejtë tek buxheti i konsumatorit shqiptar.
Në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News”, Nunaj theksoi se bizneset janë më të interesuar tek fitimi i tyre, se sa pasja e një çmimi të ulët për qytetarët.
“Në rastin e Shqipërisë asnjëherë nuk ndodh që bizneset të mbajnë vetë barrën fiskale për përballimin e luhatjeve të çmimeve që vijnë nga taktimi, por ato janë përcjellë drejtëpërdrejtë tek qytetarët, të cilët janë të prekurit direkt nga kjo rritje e taksave.
Edhe në rastin e karburanteve, janë prekur drejtpërdrejtë buxheti i familjeve shqiptare”, u shpreh ndër të tjera, ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj.
Ajo theksoi se rritja e pagave për Administratën Publike është thjesht një vendimmarrje poliitke, se sa një rritje që bazohet në analizat e situatës ekonomike në vend.