“Ngrirja” e çështjes së Aeroportit të Vlorës/ MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren

“Ngrirja” e çështjes së Aeroportit të

Kompania MABCO ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, gjyqtaren Miranda Naka.  MABCO akuzon gjyqtaren se ka bllokuar ndryshimin e administratorit të VIA-s dhe ka nxjerë një vendim që, sipas kompanisë bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Deklarata:

MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren Miranda Naka, duke e akuzuar se ka bllokuar ndryshimin e administratoit të VIA-s dhe ka nxjerrë një vendim që sipas kompanisë, bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Kompania njofton nisjen e procedurave për arbitrazh ndërkombëtar.

Institucionet shqiptare kanë dështuar të mbrojnë investimin dhe të zhbllokojnë kantierin e Aeroportit të Vlorës.

Ortaku me 2% të kuotave, Valon Ademi ka marrë kontroll de facto të aeroportit, duke bllokuar aktivitetin e projektit për më shumë se një muaj me mbështetje ose mosveprim të institucioneve shtetërore.

Presidenti i Republikës, partitë politike, grupet parlamentar dhe trupi diplomatic janë informuar me letër, ku ngrihen shqetësime për sigurinë juridike, mbrojtjen e investitorëve të huaj dhe respektimin e pronës private në Shqipëri.

MABCO thekson se zotëron 98% të kuotave të VIA-s dhe paralajmëron se çdo kontratë apo marrëveshje e lidhur pa miratimin e saj do të përballet me të githa mjetet ligjore duke kërkuar zbatimin e plotë të vendimit të Gjykatës së Lartë.

MABCO kërkon thjesht të drejtës që i takon me ligj. Kompania thekson se synimi i saj nuk është konflikti por mbrojtja e investimit të saj dhe rikthimi i administrimit ligjor të Aeroportit të Vlorës, në përputhje me të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i 985 të kuotave të VIA-s.

/CNA

EMISIONET