EMRAT/ Pl*gosja me armë në një lokal në Shijak, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2026, 12:01

Është arrestuar autori i plagosjes në Shijak, Elton Beqiri.
Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku i plagosur mbeti Bjondi Guri.
Sipas informacioneve ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër mes dy personave.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

