Milo: Qeveria ka fituar më shumë të ardhura si nga lufta dhe rritja e çmimeve
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo deklaron se ndërsa inflacioni mesatar për produktet ushqimore rezulton në nivelin rreth 12 për qind, kjo ka shkaktuar rritjen e kostos së jetesës dhe varfëruar me tej familjet shqiptare.
“Inflacioni mesatar për produktet ushqimore për vitin 2022 rezulton në 11.8%.
Mesatarisht çmimet e produkteve ushqimore jane rritur në 11.8%.
Kjo ka rritur me tej koston e jetesës dhe varfëruar me tej familjet shqiptare.
Qeveria në fund të vitit ndau vetëm 7.8 miliard lekë për mbështetje.
Ndërkohë vetëm nga TVSH për vitin 2022 parashikohen të realizohen të ardhura në 27 miliard lekë krahasuar me parashikimin fillestar të buxhetit.
Këto të ardhura shtesë janë rezultat i rritjes se çmimeve të produkteve ushqimore.
Qeveria ka fituar më shumë të ardhura si rezultat i inflacionit të luftës.
Por nuk i ka ndarë këto të ardhura për mbështetje të plotë për familjet shqiptare.
Por është mjaftuar vetëm me një lëmoshë”, shprehet në reagimin e tij, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo.