Mes kritikave, Komisioni i Ekonomisë kalon nen për nen pr.ligjin për kanabisin mjekësor
Ndonëse ka pasur zëra kundër në Komisionin e Ekonomisë, është miratuar sot nen për nen projektligji për kanabisin mjekësor.
Pavarësisht kritikave që kishin disa prej anëtarëve të komisionit, siç ishte sugjerimet e socialistit Erion Braçe apo dhe Dashamir Shehi, ky pr.ligj kaloi nen për nen, ndërsa do të dërgohet për shqyrtim në një tjetër komision për të bërë disa ndryshime.
Debatet ne Komision
Kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi, tha se sugjerimi që pati Braçe, për të vendosur një nen për të përcaktuar se sa do të jetë sipërfaqja me kanabis që do të mbillet, do të rregullohet.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur me rezerva në lidhje me projektligjin për kanabisin mjekësor. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se në projektligj duhet të jepet e përcaktuar se sa do të jetë sipërfaqja e kanabisit që do të kultivohet në vend.
Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi që sipërfaqja totale e mbjelljes së kanabisit mos të jetë më e madhe se 200 ha.
Ndërkohë, deputeti i opozitës, Dashamir Shehi u shpreh skeptik ndërsa shtoi se kjo iniciativë do të jetë e dështuar. Mes të tjerash ai tha se duhet të bëhet provë me pak hektar dhe se nisma duhet të rishikohet pas dy viteve.
Braçe: Në rastin e kultivimit të kanabisit nuk ka kufij. Nuk është vendosur një nen ose një kufi për këtë gjë. Doja një sqarim dhe më pas të bëja një propozim.
Përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë: Nuk ka një përkufizim të sipërfaqes. Në projektligj parashikohet se do të parashikohen zonat kadastrale ku do të mbillet kërpi industrial. Për pjesën mjekësore përgjigjen kolegët.
Përfaqësuesja e ministrisë së Bujqësisë: Kemi vendosur një njeri prodhuese që nuk është me e vogël se 5 Ha dhe jo më shumë se 10 Ha. Dhe që mos të jepen më shumë se 4 licenca. Pra ky është maksimumi për kanabisin.
Braçe: jam kategorikisht kundër që në këtë ligj mos të ketë kufizim për sipërfaqen që do të mbyllet, për kultivimin e kanabisit për kanabisin mjekësor. Ta lësh të lirë me ligj, do të thotë ta lësh të lirë dhe në qeveri. Që do të thotë se në kushtet kur ky vend ka kaluar ngjarje të tilla, siç është ajo në Malësinë e Madhe që është bërë kënga nga këtu deri në Britani, veçanërisht me Kërp, kjo është e papranueshme. Ndaj propozimi im është që të vendoset kufizimi në sipërfaqe. Për mos t’i dhënë mundësi zotit Mondi që të bëjë humor kohë pas kohe propozoj të bëhen përcaktimi.
Shehi: Nëse doni një këshillë, gjithë ato gjëra si kemi bërë. Do ngrihet një administratë më vete për këto 200 ha. Kjo që keni relatuar që 200 Ha qenka një pjesë e tokës bujqësore, e paska hëngër dreqi bujqësinë. Nëse sipërfaqja bëhet e pakontrollueshme, se nuk ka ku i gjen Shqipëria 200 ha në një vend. Se do të ankohet qarku i Korçës, apo i Shkodrës, se pse nuk na keni dhënë ju licencë. Ndaj 50 Ha të bëhet në një pikë të caktuar, të bëhet. Por se besoj se kjo do të jetë e suksesshme.