“LUFTË” TUMORIT TE “SPITALI AMERIKAN 3”! Trajtim i koordinuar, i personalizuar dhe i bazuar në standarde! Mati: Koha dhe saktësia, faktorë vendimtarë

Në trajtimin onkologjik, koha dhe saktësia janë faktorë vendimtarë.

Për këtë arsye, në “Spitalin Amerikan 3” çdo rast diskutohet në mënyrë të strukturuar në Bordin e Tumoreve, për të garantuar vendimmarrje sa më efektive dhe të koordinuar për pacientin.

Dr. Kleida Mati: “Zhvillimet e shumta në vitet e fundit në onkologji e kanë bërë menaxhimin e pacientëve më kompleks dhe nevojën e mbledhjeve multidisiplinare, thelbësore për përcaktimin e trajtimit të duhur për pacientin. Mbledhja e të gjithë specialistëve të cilët do të përballen me pacientin përgjatë rrugëtimit të tij, që nga diagnostikimi e deri në follow-up, ndihmon për një vendimmarrje të duhur dhe në trajtimin më të përshtatshëm për pacientët onkologjikë.”.

Kjo qasje në “Spitalin Amerikan 3” rrit saktësinë e planit terapeutik dhe shmang vonesat apo vendimet e fragmentuara.

Dr. Kleida Mati: “Në stafin përbërës të Bordit të Tumoreve janë të gjithë specialistët që do të përballen me pacientin përgjatë rrugëtimit të tij, që nga momenti i diagnostikimit dhe në momentin e ndjekjes apo të follow-up-it. Duke përfshirë këtu radiologët, radiologët intervenues, kirurgët, radioterapeutët, anatomo-patologët, mjekët onkologë, por edhe stafin mbështetës si nutricionistët apo infermierët që kujdesen për pacientin përgjatë gjithë këtij rrugëtimi. Vendimet e marra në Bordin e Tumoreve në Spitalin Amerikan janë plotësisht të bazuara në evidencat më të fundit shkencore, në praktikat më të mira klinike dhe në guidelinat ndërkombëtare.”.

Në praktikë, kjo përkthehet në trajtim të personalizuar, të mbështetur në standarde ndërkombëtare dhe në koordinim të plotë mes specialistëve.

Dr. Kleida Mati: “Rastet ridiskutohen në bazë të çdo faze të trajtimit, por edhe në bazë të situatave klinike të veçanta të pacientit. Sigurisht, rastet komplekse diskutohen në ekipe në të cilat marrin pjesë edhe ekspertë të qendrave të njohura onkologjike ndërkombëtare.”

Një model pune në Spitalin Amerikan 3 që forcon efikasitetin e trajtimit dhe garanton vendimmarrje të përbashkët, të bazuar në evidencë shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

EMISIONET