“Kushtetuesja” pezulloi ligjin për “Mjekësinë”, studentja: Qeveria duhej të kishte marrë masa të tjera, jo këtë

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin që i detyron studentët e Fakultetit të Mjekësisë të punojnë në vend pas përfundimit të studimeve, studentja Klodeta Ndoci thotë se situata në terren është e vështirë sa i përket largimeve të mjekëve, por rruga që ndoqi qeveria është e gabuar.

Në një intervistë pdhënë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se qëllimi i Qeverisë për këtë ndalur eksodin e mjekëve mund të jetë i drejtë, por mjeti që ajo përdori ishte i gabuar.

“Kjo situatë mund të rregullohej me nisma të tjera, dhe përmirësimet që po bëhen në sistem mund të ishin ndërmarrë më herët.

Duhej të merreshin masa si për kushtet ekonomike të mjekëve, pagave apo edhe kushteve të punës për ta, por jo duke i detyruar ata të qëndrojnë këtu pa bërë asnjë gjë.

E kuptojmë që qëllimi i Qeverisë për këtë mund të jetë i drejtë, por mjeti që ajo përdori ishte i gabuar”, u shpreh ndër të tjera studentja Klodeta Ndoci.

anila zyberaj klodeta ndoci

EMISIONET