Shehi “shuplakë” aleatëve në opozitë: Bojkotin e provuam, i humbëm zgjedhjet, nuk na çon në asnjë zgjidhje. Të hymë në Parlament

Deputeti i opozitës njëherësh dhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News”, deklaroi se forma e aksionit politik që po ndjekin kolegët e tij të Opozitës në Kuvend dhe Komisione është krejtësisht e gabuar dhe e panevojshme.

“Unë them që aksioni opozitar ia ka mbërritur pjesërisht qëllimin e tij, në kuptimin që është bërë një zhurmë për këtë dhe një prezencë mediatike. Por që ne të rrimë jashtë parlamentit siç është bërë edhe para dy vitesh gjykoj se është një vendim i gabuar, i pavlefshëm për opozitën dhe herën e fundit që e bëmë humbëm dhe zgjedhjet nga kjo punë.

Dolëm nga Parlamenti, Edi Rama i bëri ligjet siç deshi vetë edhe për vetë zgjedhjet, kështu që të përsërisim të njëjtën skenë politike është e pavlefshme.

Bojkoti nuk është zgjedhje. Unë do doja që sot të ishim në Parlament, të flisnim për buxhetin e Shqipërisë; do të doja të ishim në Parlament të flisnim për marrëveshjen me Italinë, të mirat dhe të këqiat e saj. Por duke qëndruar jashtë parlamentit ne nuk bëjmë asgjë. Kështu që ne duhet të hapim dyert e Kuvendit, të hymë në Parlament dhe të rikthejmë komisionet në funksion.

Nuk mund të vazhdohet më duke përjashtuar kolegë nga parlamenti”, u shpreh ndër të tjera deputeti opozitar, Dashamir Shehi.

dashamir shehi anila zyberaj

EMISIONET