KRIZA/ Rriten kreditë me probleme, arritën në 3,77% të totalit. BSH apel me zgjerimin e kreditimeve

Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shënoi një rritje të lehtë në muajin maj 2026.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kreditë e pakthyera në afat përbënë 3,77% të totalit të huadhënies në vend gjatë muajit maj, nga 3,75% që ishte në muajin prill 2026.
Me bazë vjetore, ky tregues është me rënie. Në maj 2025, huatë me probleme ishin 4,12%, duke reflektuar përmirësimin e cilësisë së portofolit të kredisë në sektorin bankar.
Aktualisht kreditë me probleme mbeten në nivelin më të ulët.
Në vlerë absolute, stoku i kredive me probleme në fund të muajit maj vlerësohet në rreth 36,4 miliardë lekë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori bankar vijon të ruajë një cilësi të përmirësuar të huadhënies, në një kohë kur kreditimi i ekonomisë ka vijuar të zgjerohet.

