Kreditë u shtrenjtuan, bizneset vijuan të marrin hua në banka pavarësisht interesave
Kërkesat për kredi gjatë vitit të shkuar nuk u ndalën pavarësisht kushteve të shtërnguara dhe rritjes së interesave. Në raportin e Bankës së Shqipërisë nënvizohet se edhe kërkesa për banesat nuk kanë pësuar ndryshme të mëdha.
Normat e interesit për kreditë dhe depozitat e reja vijojnë të rriten në mënyrë graduale, pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë.
Në raportin e fundit të institucionit qendror financiar thuhet se ndryshimi shkoi në 7% për huatë e biznesit, nga 6.2% që ishte në muajt gusht dhe shtator të 2022-shit.
Ndërsa për kreditë e dhëna për individët arriti në 8%, nga 7.6.
Sipas raportit kreditë për banesa kanë luajtur rol kryesor në rritjen e interesit të kredive për individ dhe ka pak ndryshim për konsumatorët.
Gjithashtu, raporti thekson se interesat e kredive të reja në euro kanë shfaqur rritje të ngadaltë, krahasuar me ato në lekë.
Por edhe marrja e borxhit nga bankat e nivelit të dytë ka pësuar rritje te biznesit pavarësisht kostove në rritje, teksa qytetarët kanë treguar më pak interes për blerjen e banesave edhe pse trendi është shfaqur në rritje
e shprehur në përqindje, kreditë në euro për biznese rezultuan në 5.4% në tremujorin e katërt, nga 4.8% që ishte në tremujorin e tretë.
Ndërsa blerje banese rezultoi në 3.4%, duke mbetur pranë niveleve të ulëta të vërejtura gjatë vitit 2022.

