Incineratori i Tiranës po rrjep buxhetin, Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia në vështirësi për fonde

Kontrolli i Lartë i Shtetit e konsideron të padrejtë pagesën prej 29 eurosh për ton në Incineratorin e Tiranës. Madje nga kontrollet për shkak të faturës së lartë bashkitë e qarkut Tiranë përfshirë dhe atë të drejtuar nga Erion Veliaj dhe ministria e Infrastrukturës janë në vështirësi financiare, thuhet në raport.

Fatura e lartë për të paguar menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Tiranës është kthyer në shqetësim jo vetëm për bashkinë e kryeqytetit por edhe për ministrinë e Infrastrukturës dhe për bashkitë e tjera.

Në raportin e KLSH thuhet se për shkak të mungesës së dakordësimit për të paguar 29 euro për ton te koncesionari, ka sjellë dyfishimin e kostove si për buxhetin e ministrisë dhe për atë të bashkisë.

Madje zyrtarisht thuhet se vlera që duhet paguar nuk i përket kostos reale, pasi deri më sot në të nuk ka djegie të mbetjeve por vetëm grumbullim në landfill.

Një shkelje tjetër vërehet edhe tek procedura e konkurruese për dhënien e këtij projekti me koncension e cila sipas KLSH nuk është kryer në përputhje me parimet e transparencës.

Janë shkaktuar vonesa të konsiderueshme në afatin e fillimit dhe vijimit të punimeve të projektit, si pasojë e veprimeve dhe mos veprimeve si dhe shmangies nga detyrimet e përcaktuara në kontratë ku përgjegjës bëhet si bashkia e kryeqytetit ashtu edhe koncensionari.

Gjithashtu në analizë thuhet se politikat e Ministrisë së Mjedisit në lidhje me reduktimin e mbetjeve nuk janë në linjë me objektivat strategjike kombëtare dhe evropiane.

EMISIONET