1 MILIARDË EURO DËME/ 47 milionë euro në shkelje të hapur, kërkohet rikthimi i shumës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar shifrat e dëmeve të shkaktuara nga institucionet në dëm të buxhetit të shtetit. Janë 1 miliardë euro abuzime prej të cilave 47 milionë janë në shkelje të hapur me ligjin ndaj KLSH kërkon rikthimin e kësaj shume. Po ashtu në 9 muaj pjesa tjetër e faturës i shkon keqmenaxhimit të të ardhurave.

Në 9 muaj Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm ekonomik që shkojnë në shifrën e rreth 1 miliardë eurosh. Shifra është zbuluar nga kontrollet e ushtruara në 147 institucione të vendit përgjatë periudhës janar – shtator 2022

Nga këto, 47 miliardë lekë është kërkuar të kthehen në arkën e buxhetit të shtetit, pas konstatimit të shkeljeve të ligjit apo dhe kontratave në tendera. Po ashtu në raport thuhet se janë 74 miliardë lekë dëm për shkak të performances së administrimit të të ardhurave dhe në përdorimin e fondeve publike nga ana e institucioneve të audituara.

Dëmi ekonomik më i madh në të ardhura të munguara është sektori tatim taksave me 45 miliardë lekë. Më pas vjen sektori doganor me 846 milionë lekë, si dhe në fushën e shitje-blerjeve dhe dhenies me qira te pasurive shtetërore.

Sa i përketë fushës së shpenzimeve dëmi ekonomik më i madh është në sektorin e investimeve që shkon në vlerën e 454 milionë lekëve nga të cilat 33 milionë lekë në procedurë prokurimi dhe 420 milionë lekë gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Sipas KLSH, 10 institucione janë kapur me shkelje në procedurat e prokurimit, ndërsa 43 institucione kanë problem me zbatimin e punimeve, ku veçohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me dëmin më të madh ekonomik.

Sa i përketë keqmenaxhimit të fondeve publike, KLSH ka konstatuar 21 miliardë në fashën e të ardhura të munguara, ku këtu veçohet korporata ALBPETROL sha. Për këtë periudhë është kërkuar marrja e masave disiplinore për 692 zyrtarë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET