Fushata po dëmton turizmin në Lezhë/ Kreu i Dhomës së Tregtisë: Administrata, mangësi në dhënien e shërbimeve

Fushata elektorale, e cila po zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, po jep efekte negative në turizëm. Në Lezhë, ekspertët thonë se administrata publike ka mangësi në dhënien e shërbimeve që i takojnë, për shkak të fushatës.

Fushata elektorale po ndikon negativisht në sektorin e turizmit në Lezhë.

Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, sipas të cilit zonat turistike kanë nisur të frekuentohen por ka probleme të theksuara përsa i përkes shërbimeve.

Pashk Palokaj, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Lezhë: “Është një periudhë fushate dhe votimesh, por uroj që pas 14 majit administrata e re të kapë ritmin në drejtim të ofrimit të shërbimeve, që lidhen sidomos me sektorin e turizmit. Uroj që këtë periudhë, e cila normalisht do apo jo, është një periudhë që do krijojë ato vakuumet e veta, të përshpejtojë ofrimin e shërbimeve që janë detyrë e pushtetit lokal dhe institucioneve të tjera”.

Përfaqësuese i biznesit Pashk Palokaj shpresen se pas zgjedhjeve të 14-majit administrata e re e bashkisë ta kapi ritmin e punës dhe mos të mungojnë shërbimet për pushuesit që do të zgjedhin bregdetin e Lezhës për pushime verore.

Pashk Palokaj, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Lezhë: “Por ashtu siç e thashë dhe më herët, uroj dhe shpresoj që administrata pas 14 majit ta kapë ritmin dh etë bëjmë të mundur që sezoni turistik dhe fluksi 3 mujor të jetë një fluks i mirëpritur dhe ne të jemi të përgatitur për përballimin e tij”.

Me rritjen e temperaturave numri i vizitoreve dhe pushuesve në bregdetin e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa sezoni turistik pritet të hapet zyrtarisht në fund të mujit maj.

turizmi fushata elektorale pashk palokaj

EMISIONET