6 ditë pas anulimit, SPAK rihap për herë të dytë tenderin 4 mln eurosh për shkallë, tunel ajror dhe mobilim zyrash
Vetëm 6 ditë nga anullimi i tenderit 4 milion euro për mobililimin e zyrave të reja të SPAK dhe ndërtimit të një tuneli ajror që do lidhë dy godinat ekzistuese, prokuroria e posaçme, ka riçelur fazën e dytë të këtij tenderi, duke synuar përzgjedhjen e një kompanie ndërtimi që do kryejë punimet brenda një afati 1 vjeçar.
Praktika është rihapur në datën 2 Tetor, duke lënë si afat kohor të mbylljes së fazës së dorëzimit të ofertave datën 17 Tetor 2024.
Kjo fazë e dytë është paracaktuar dhe tashmë fituesi dihet edhe në qarqet e ndërtuesve por edhe nga vetë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilat kanë marë diretivat se si duhet të veprojnë.
Procedura e parë e këtij tenderi dështoi pasi anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në SPAK, fillimisht vlerësuan se nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme.
Në fakt disa nga tenderat kryesorë në SPAK, që kanë pasur vlera të konsiderueshme financiare, janë anuluar në fazën e parë të përzgjedhjes së ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomikë.
E njëjta situatë ka ndodhur dhe me tenderin 4 milion euro, para që do shpenzohen për ndërtimin e tunelit ajror dhe mobilizimin e zyrave, duke përfshirë dhe disa shkallë elektrike të brendshme.
Tshmë për këtë rast, një burim i sigurt pranë SPAK i tha gazetarit të “Ora News” Elton Qyno, se tenderi për kryerjen e punimeve është paracaktuar se kush kompani private do e fitojë. Paracaktimi i fituesit kryhet edhe për shkakun se SPAK, rrezikon djegien e fondit monetar të dhënë nga Buxheti i Shtetit.
Nga ana tjetër thotë burimi, SPAK është paisur me një lejë ndërtimi nga Këshilli i Kontrollit të Teritorit, të firmosur nga kryeministri Edi Rama, dhe domosdoshmërisht kjo leje duhet vënë në zbatim brenda një afati të caktuar.
Por njëherësh zyrtarët e SPAK kanë dhe presionin e mungesës së ambienteve për Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorisë së Posaçme.
Formula e paracaktimit të fituesit në procedurat tenderuese të SPAK, është një formulë që ka gjetur zbatim në thuajse 95 për qind të praktikave të hapura nga ana e SPAK.
Kështu ka ndodhur për herë të parë me përzgjedhjen e kompanisë fituese që kreu punimet për rikonstruksioknin e objektit të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që sot këto ambjente shfrytëzohen nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
E njëjta gjë ndodh dhe me tenderat për furnizim me naftë, benzinë dhe vajra lubrifikantë, ku një kompani e vetme ka monopolin e fitimit të tenderave në SPAK.
Të mos flasim këtu për procedurat tenderuese që kryhen me negocim të drejtpërdrejtë, ku kompanitë selektohen dhe shpallen fituese në bazë të miqësisë, kunjukturave klienteliste dhe rryshfetit.
Në këtë drejtim askush nuk e kontrollon SPAK, madje as vetë SPAK nuk kontrollon punonjësit e komisioneve të tij.
Në gati 5 vite funksionim, prokurorët dhe oficerët e SPAK, nuk kanë lënë institucion të shtetit (Veç SHISH) pa hyrë dhe krehur tenderat apo ankandet publike, duke shkuar deri tek drutë e zjarrit të blerë nga Eduard Kapri në Pogradec.
Por çuditërisht gjatë kësaj kohe asnjë nga tenderat e zhvilluara nga SPAK, nuk është marrë në verifikim dhe nuk është hetuar.
SPAK, AMBIENTET E BRENDSHME DHE PROJEKTI