Bordi miraton çmimet e reja, ulen vetëm me 4 lekë benzina, nafta dhe gazi

Bordi miraton çmimet e reja, ulen vetëm me 4 lekë benzina,

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 14 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 14 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

EMISIONET