Bordi “dhuratë” për 8 Mars, ul me 4 lekë naftën dhe gazoilin për peshkim, nuk ndryshon benzina dhe gazi

Bordi “dhuratë” për 8 Mars, ul me 4 lekë naftën

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 8 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 8 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

EMISIONET