Bilanci i sezonit turistik, Balla: Turistët gjejnë një siguri. Balluku: Shqipëria po vizitohet se ka infrastrukturë
Disa prej ministrave të qeverisë, së bashku me kryeministrin Rama mbajtën një takim me rastin e përmbylljes së sezonit turistik. Në takim ishin të pranishëm gjithashtu, edhe krerët e 61 bashkive.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbajti fjalën e tij në takimin e me krerët e bashkive në vend për përmbylljen e sezonit turistik. Balla tha se Shqipërisë i është pastruar imazhi i keq si një vend i pasigurtë.
Turistët gjejnë këtu një siguri mbresëlënëse që nuk ka lidhje me legjendat e një vendi të pasigurtë. Gjithashtu vendi ynë ka numrin më të ulët të vjedhjeve në raport me numrin e banorëve.
Taulant Balla: Sot të gjithë mund ta themi me kokën lart me krenari se Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një kohë e shkuar dhe e rëndë shumëvjeçare.
Nga një pjesë e mirë e artikujve që u shkruan dhe u shfaqën në televizion në revista për këtë sekret të zbuluar në mes të Europës nënvizohej edhe fakti se turistët gjejnë një siguri mbresëlënës që nuk kishte lidhje me legjendat e zymta. Shqipëria mban numrin më të ulët të vjedhjeve në raport me numrin e banorëve.
Në Shqipëri gjatë gjithë sezonit turisitk janë arrestuar 382 persona dhe asnjë ngjarje kriminale ndaj turistëve të huaj. 8.3 mnilionë të huaj të ardhur deri në shtator kontaktin e parë dhe të fundit e patën me një polic të shtetit shqiptar.
Policia e shtetit e ka kryer këtë operacion për mbarëvajtjen e sezonit turistik me të njëjtëen forcë policre që kishim 1 vit më parë.
Zv.Kryeministrja Belinda Balluku mbajti fjalën e saj në takimin e përmbylljes së sezonit turistik së bashku me kerët e 61 bashkive në vend. Balluku u shpreh se rezultatet e këtij viti në turizëm nuk janë rastësi apo një gjë që erdhi me kohë.
Rezultatet janë fryt i një pune të madhe dhe të koordinuar. Shqipëria është vend i bekuar me natyrën e saj dhe së bashku me krahët e fortë për të punuar është arritur deri këtu.
Belinda Balluku: Shqipëria po vizitohet se sot ka infarstrukturë sepse ka porte dhe aeroporte që funskionojnë më së miri. Sepse ka insfrastrukturë hotelerie që nuk lë gjëe pët të dëshiruar.
Kemi arritur këtu në sajë të një pune të përbashkët. Kemi arritur se kemi vënë një qëllim ta kthejmë në një vend turistik, sepse Zoti ka qenë bujar me ne, na ka dhënë detin, malin, lumin. Na ka dhënë edhe lumin e fundit të egër në Europë. Na ka dhën edhe krahë të fortë për të punuar.