Qori: Do këmbëngulim për minimumin jetik, Kuvendi ka 6 muaj që e mban në sirtar nismën tonë
Në një intervistë për Ora News, pedagogu dhe aktivisti i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori u shpreh se do të vazhdojnë protesta për miratimin e minimumit jetik.
Ai tha se për këtë projektligj është marrë edhe miratimi i qytetarëve të cilët janë dakord me nismën, teksa shkoi se kuvendi nuk është duke e marrë në shqyrtim.
Qori: Protesta tona nuk kanë arritur atë masivisht që ta detyrojnë parlamentin që ta fusin në axhendë si gjë, por ne do të vazhdojmë sepse kemi mbledhur në Shqipëri me qytetarët 21 mijë firma për minimumin jetik. Kemi bashkëpunuar me ekspertë për projekt-ligjit dhe firmat shkuan për verifikim dhe tashmë është në sirtarët e kuvendit. Nga kuvendi ka 6 muaj që nuk kemi marrë përgjigje dhe për të drejtën e 21 mijë qytetarëve që e kanë firmosur atë.
Ne kemi këmbëngulur që në çdo seancë parlamentare qytetarët të vijnë të protestojnë për këtë nismë pothuajse çdo javë që ka kuvend. Ne kemi shkuar në disa lagje të Tiranës për t’i informuar dhe ku kanë nevojë për minimumin jetik. Ata që kanë më shumë nevojë për minimumin jetik e kanë më të vështirë që të vijnë në protesta. Duam t’i inkurajojmë njerëzit të bashkohen me ne dhe njerëzit na japin të drejtë në këtë projekt-ligj, sepse e kuptojnë se nuk jetohet me 80 mijë lekë në muaj.