Incineratori i Elbasanit jashtë funksionit, plehrat digjen buzë Shkumbinit, Kumbaro: Nuk i kam parë

Incineratori i Elbasanit jashtë funksionit, plehrat digjen buzë

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot lidhur me djegiet e plehrave që po bëhen në buzë të lumit Shkumbin, pasi incineratori në Elbasan është jashtë funksionit.

Edhe pse ministre e Mjedisit, Kumbaro tha se nuk i ka parë pamjet e djegies së plehrave, ndonëse ngjarja ka disa ditë tashmë.

Kumbaro: Nuk i kam parë këto pamje dhe nuk mund të flas pa i parë. Në çdo rast menaxhimi i përditshëm i mbetjeve është pjesë e çdo menaxhimi që bën çdo pjesë e qeverisjes vendore, për rastin konkret do ta ndjekim dhe do të kemi përgjigje më të sakta.

EMISIONET