Auron Tare: Zhdukja e arkitekturës, zëvendësimi me grumbuj betoni të shëmtuar, një nga gabimet që po dëmton turizmin

Auron Tare: Zhdukja e arkitekturës, zëvendësimi me grumbuj betoni

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare ka ngritur shqetësimin e tij mbi të ardhmen e turizmit shqiptar si dhe kërcënimet nga të cilat rrezikohet ky sektor.

Ai thekson përmes një mesazhi në ‘Facebook’ se zhdukja e arkitekturës tradicionale, peizazheve historike dhe zëvendësimin e tyre me grumbuj betoni të shëmtuar është një nga gabimet e mëdha që po lejohet të ndodhë.

REAGIMI I TARES

E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kercenimi me zhdukje?

Zhvillime te tilla ne Jugun e Shqiperise po krijojne nje model te demshem per te ardhmen e turizmi duke fshire nje nga vlerat thelbesore te markes vendase. Autenticitetin.

Zhdukja e arkitekturës tradicionale, pejsazheve historike dhe zevendesimin e tyre me grumbuj betoni te shemtuar eshte nje gabimet e medha qe po lejohet te ndodhe. Aq me keq promovimi i tyre.

Por a ka vlere argumenti vetem ne vlerat estetike? Trendi i turizmit boteror ka vite tashme qe po shkon drejt vlerave lokale si garantuesi i qendrushmerise se industrise.

Ne se Shqiperia do te vazhdoje te promovoje dhe mbeshtesi zhvillime te tilla si fotot ne fjale shume shpejt do te humbasi atraksionin e saj duke u kthyer ne nje destinacion pa vlera lokale.

Nderkohe humbesit e medhej do te jene banoret dhe bizneset e vogla ndersa fituesit e medhej do te jetojne ne Vjene apo Paris pasi tju kene shitur vilat e betonit zengjineve te rinj shqiptar.

EMISIONET