AKU mbyll verifikimet për UREA-n: Produkti rezulton sipas standardeve, AGRO BLEND konfirmon standardin e cilësisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka dalë në përfundimin se produkti plehërues inorganik UREA që tregtohet në Shqipëri është në përputhje me standardet ligjore dhe përmbajtjen e deklaruar në etiketë, pas një serie kontrollesh dhe analizash të kryera në të gjithë vendin.
Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve në subjektet që merren me importin, magazinimin dhe tregtimin e produktit janë marrë mostra, të cilat janë analizuar nga laboratori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore.
“Bazuar në rezultatet e analizave, përqindja e azotit në këto produkte rezultoi konform përqindjes së deklaruar në etiketë, si dhe treguesve fizikë të formës, përmbajtjes dhe ngjyrës sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e AKU-së.
Pas publikimit të këtyre rezultateve ka reaguar edhe kompania Agro Blend Group, një nga importuesit dhe tregtuesit kryesorë të produktit UREA në vend.
Sipas Agro Blend, të gjitha analizat kanë konfirmuar se produkti UREA i importuar dhe tregtuar prej saj përmban minimumi 46% azot, në përputhje me etiketimin dhe analizat e prodhuesit.
Kompania shprehet se rezultatet zyrtare hedhin poshtë pretendimet dhe deklaron se po përgatit padi gjyqësore për dëmtim shpifje dhe spekulim te nisura nga konkurrenca.
“Rezultatet e analizave flasin vetë. Integriteti dhe reputacioni i kompanisë sonë janë cenuar rëndë dhe studio ligjore po përgatit padinë përkatëse”, thuhet në deklaratën e bordit drejtues të AgroBlend.
Agro Blend konfirmon standardin e cilësisë superiore.


