“Administratë diskriminuese”/ Shteti ka numrin më të ulët të personave me aftësi ndryshe të punësuar
Shoqatat e personave me aftësi ndryshe mirëpresin vendimin e qeverisë që 1 në 25 punonjës në Shtetet apo privat duhet të vijë nga këta kategori! Por shoqatat e bizneseve e konsiderojnë masë shtrënguese dhe kërkojnë lehtësi nga shteti.
1 në 25 punonjës në çdo shtet apo privat duhet të jetë person me Aftësi të kufizuar
Vendimi i Qeverisë është pritur mirë nga Shoqata e Invalidëve të Punës.
Abdulla Omuri, thotë se aktualisht të përfshirë në sektorët privatë dhe publik janë rreth 600 persona nga 29.600 të dëmtuar nëpunë që janë gjithësej.
Administrate shtetërore është ajo që kanumrin më të ulët të të punësuarve.
Abdulla Omuri: Në sistemin publik, ose administratën shtetërore, kemi gjithsej 212 të punësuar. Dhe tek privati kemi 317. Pra, po t’i referohemi shifrave duke ditur se sot në të gjithë vendin invalidë pune me të drejtë puna janë mbi 29. 600 veta, jemi shumë larg asaj që kërkohet. Vetëm në Administratën Publike sot duhet të kishim të punësuar 7.160 veta.
Pro këtij vendimi janë edhe përfaqësues të bizneseve të mëdha, por thonë se shteti nuk është konsultuar me ta.
Edvin Prence: Për ta parë në aspektin social, patjetër që është një gjë shumë e rëndësishme. Është një debat konstruktiv mes grupeve të interesit që është i nevojshëm dhe që duhet bërë. Nuk mund të vendoset një barrë e tillë shtesë, e quaj të tillë përsa i takon punësimit të njerëzve me aftësi të kufizuar.
Ka shumë raste kur punësimi refuzohet, dhe sipas kreut te shoqatës së fasonëve, Edvin Prence, nuk është e drejtë të paguajnë pagën e tyre në mungesë.
Edvin Prence: Nuk ka qenë i mundur bashkëpunimi dhe lidhja e kontratës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Nuk kanë pranuar palët, dhe pikërisht këtu është problemi. Për të qenë faktibël në një gjë së pari duhet të bëhet një analizë e thellë.
Ky detyrim nuk është aspak favorizues për bizneset, ndaj bashkë me vendimin kërkojnë edhe mekanizma të tjera lehtësuese.
Edvin Prence: Dhe pastaj kalojmë në mekanizmin e dytë. Sa persona janë; sa është përqindja e këtyre personave që kanë fuqi invaliditeti; kush janë sektorët që mund t’i përthithin.
Ky detyrim financiar rrezikon edhe falimentin e disa bizneseve.
Edvin Prence: Në këtë mënyrë ne rrezikojmë që edhe këto persona që janë të aftë. T’i nxjerrim në mes të rrugës.