Këlliçi takon banorët në Kashar: Vij me një model krejt ndryshe, jam një qytetar si ju
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorët e fshatit Dorbë, njësia Administrative Kashar.
Belind Këlliçi u shpreh se për të përshkruar rrugën që të çon në Dorbë me një gjatësi rreth 3 km iu deshën 55 minuta.
Këlliçi: Mund t’ju duket e çuditshme por për të bërë 3 km rrugë, na ka shkuar 55 minuta për shkak të trafikut, Në Tiranë kishin mbaruar të gjitha problemet dhe po fokusohej në Tiranën digjitale. Dhe meqë jam në taksim me ju, kam nevojë ta di a janë zgjidhur problemet dhe hajt të diskutojmë për Tiranën Digjitale. Një orë në ditë keni? Ma thoni se mbase jam unë gabim, mase nuk jetoj unë në këtë Tiranë ku jeton Veliaj. Një orë në 24 orë? Rrugët si i keni? Unë e pashë, por ama nevojë të ma thoni ju. Mund ta kish zgjidhur të gjithë situatën, mund të kish sjellë një lopatë zhavorr ose pak çakull. Mund të ishte kujdesur për ujin e pijshëm në këtë zonë të paktën. Vetëm me aktivitetin që ka bërë dhe doli për të thënë vetëm gënjeshtra mund ta kish zgjidhur” tha Këlliçi.
Këlliçi nga ana e tij u shpreh se, ai vjen me një model krejt ndryshe ndërkohë që u kujtoi banorëve se çdo politikan që nuk mban premtimet duhet ndëshkuar me votë.
Këlliçi: Vij me një model krejt ndryshe. Jam një qytetar si ju, jetoj në të njëjtin qytet si ju. Sepse jetoj në këtë Tiranë në Tiranën reale, në Tiranën e vërtetë, në Tiranën tuaj. Nuk e dëgjova Erion Veliajn të fliste as për kullat, as për inceneratorin, as për mungesën e vendeve të punës, as për faktin se po ju ikin fëmijët. Desha t’ju pyes pjesa më e madhe prej jush i keni fëmijët këtu apo jashtë?