Edhe rusët hetojnë vdekjen e Arafatit

Edhe rusët hetojnë vdekjen e Arafatit

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se ekspertët rusë do t’i bashkohen ekipit të hetuesve zviceranë dhe francezë për zhvarrosjen e eshtrave të liderit të ndjerë palestinez, Yasser Arafat.

“Falë përfshirjes ruse, do të lindin fakte të reja për shkaqet e vdekjes së Arafatit”, ka thënë Abbas.

Arafat ka ndërruar jetë në një spital të Parisit në nëntor të vitit 2004 ndërsa arsyet e vërteta të vdekjes së tij nuk ka janë bërë asnjëherë të qarta.

Hetimet e reja, që do të zhvillohen gjatë këtij muaji, nisën pasi një laborator në Zvicër ka zbuluar gjurmë radio-aktiviteti në rrobat e Arafatit, duke shkaktuar akuza se është helmuar.

EMISIONET