Ebola, testet e para të vaksinës janë inkurajuese
Vaksina eksperimentale e virusit Ebola që është prodhuar nga kompania amerikane Glaxo Smith Kline, nuk ka shkaktuar asnjë efekt anësor në asnjë prej 20 pacientëve vullnetarë të shëndetshëm mbi të cilët është testuar.
Të paktën kështu është raportuar në gazetën mjekësore amerikane "New England Journal of Medicine".
Testimet nisën më 2 shtator dhe pacientët do të mbahen nën vëzghim për 48 javë. Synimi kryesor i tyre është që autoritetet të sigurohen se ajo është e shëndetshme.
Por fakti që sipas testeve vaksina filloi edhe të reagonte për të rritur imunitetin e pacientëve rrit shpresat se mund të ketë efekte pozitive kur t'u jepet të sëmurëve.
Drejtori i Instituit Kombëtar Amerikan të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive, Dr. Entoni Fauçi, tha se testimet ishin inkurajuese, sidomos për faktin që rritja e sistemit imunitarishte në nivelet e përafërta me atë të kafshëve të sëmura të cilat i ishin nënshtruar testimeve.
Vaksina, e cila merret nëpërmjet injeksionit intramuskular, përmban materiale gjenetike nga dy masa muskulore të personave të infektuar me Ebola në Zaire, të cilët janë përgjegjës për përhapjen e epidemisë në Afrikën Perëndimore dhe Sudan.
Megjithatë në kampionë nuk ka virus, kështu që injeksioni nuk mund të shkaktojë sëmundje.
Në testime morën pjesë vetëm pacientë të shëndetshëm, të cilët nuk janë të infektuar me Ebola, por gjithsesi u vërtetua se vaksina lëshonte antitrupat e duhur për ta luftuar sëmundjen.
Megjithatë, ekspertët e mjekësisë paralajmërojnë se pavarësisht inkurajimit që jep testimi, ka ende shumë sfida për të mundur epideminë e rrezikshme.
