E rëndë/Traileri përplaset kokë më kokë me "BMW" në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2021, 20:37
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Milot-Rreshen.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti ku ku një trailer drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip "BMW" me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
