Duka memorandum bashkëpunimi me KASH: PPA, shtëpi e fermerëve

Partia Agrare Ambientaliste dhe Këshillit i Agrobiznesit Shqiptar nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mes tyre.

Memorandumi konsiston me bashkëveprimin për hartimin projekteve në ndihmë të agrobzinesit si dhe për përforcimin e përfaqësimit të tij.

Nënshkrimi i tij u bë në Bubullimë të Lushnjës, në një biznes privat të kultivimit të bimëve dekorativë.

Memorandumi në fjalë u nënshkrua nga Kryetari i PAA, Agron Duka dhe Presidenti i KASH, Agim Rrapaj.

Gjatë fjalës së tij, Duka u shpreh se synimi i PPA është që të mos jetë një strehë për fermerët, por një shtëpi ku banuesit e saj bashkëpunojnë dhe po ashtu sëbashku i marrin edhe vendimet.

Duka: Synimi ynë është që çdo fermer, blegtor apo bujk, peshkatar apo ambientalist, investitor në fushën e agrobiznesit, ta shohë Partinë Agrare Ambientaliste jo si strehën e tij por si shtëpinë e tij në mënyrë që nesër të jetë pjesë e vendimeve të rëndësishme politike të cilat do të kenë ndikim të drejpërdrejtë në cilësinë e jetës së familjes së tyre. Partia Agrare Ambientaliste do të jetë e hapur për çdo formë bashkupini me parti politike, shoqata e individë që do të sjellin ndryshimin pozitiv në realitetin shqiptar në përgjithësi dhe të zonave rurale në veçanti.

Ndërsa nga ana e tij Rrapaj theksoi se kjo marrëveshje është shenjë e fillimit të realizimit të punëve që nuk u kryen dot për 20 vite me radhë.

Rrapaj: Ne do të bashkojmë forcat për të realizuar ato projekte që për 20 vjet nuk po realizohen. Ky është obekti kryesor i këtij takimi të sotëm. Natyrisht që unë ndjehem i kënaqur sepse në krahun tim është një ndër kontribuesit më të mëdhenj të fushës së bujqësisë dhe ushqimit. Një ndër investitorët kryesorë në këtë fushë që e njeh shumë mirë këtë sektor, që ka punuar dhe kemi punuar sëbashku për të realizuar projekte madhore. 

[caption id="attachment_749060" align="alignnone" width="640"]Duka Kryetari i PAA Agron Duka dhe Presidenti i KASH Agim Rrapaj[/caption]

EMISIONET