"Dosja 184" Si u pushua çështja dhe i shpëtoi gjykimit kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj
Dosja e famshme "184" e shitbjerles së votave është mbyllur me vetëm 4 të akuzuar, 2 prej të cilëve për shpërdorim detyre.
Në dosje ishte edhe emri i kryebashkiakut të Dibrës, Dionis Imeraj, por që emri i tij nuk është mes të pandehurve në gjykatë.
Për personat Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, prokuroria kërkoi pushimi i çështjes.
Gazetarja e Ora News, Keti Banushi tregon si i shpëtoi gjykimit Imeraj, Imera Lala dhe të tjerë.
Bëhet fjalë për parashkrimin e veprës penale. Ata ishin akuzuar për “Dhënie të shpërblimeve dhe premtimeve kryer në bashkëpunim” Vepra penale për të cilën akuzohen e kishte afatin e ndjekjes 3 vjet. Procedimi ka nisur në 2016 ndërkohë që jemi në 2020.
Prandaj ndonëse janë konsideruar fajtor u është pushuar akuza. Ndiqni raportimin e gazetares.
Dosja 184/ “Amnistohen” në Dibër, vetëm katër të akuzuar për shitblerjen e votës
