Ministri i Jashtëm francez: S*lmet amerikane erdhën si pasojë e shkeljes së angazhimeve nga Irani

Ministri i Jashtëm francez: S*lmet amerikane erdhën si pasojë e

Kreu i diplomacisë franceze tha sot në Paris se sulmet e fundit të SHBA-së ndaj Iranit janë rezultat i shkeljes nga Teherani të angazhimeve që kishte ndërmarrë.

"Është Irani ai që, duke sulmuar anijet që qarkullonin në ujërat e Omanit, shkeli angazhimet e veta, si dhe të drejtën ndërkombëtare. Irani shkeli marrëveshjen e lidhur me Shtetet e Bashkuara. Ky lloj manovrimi duhet të ndalet absolutisht në mënyrë që këto negociata shumë të rëndësishme të mund të vazhdojnë në kushtet më të mira.", tha ministri i jashtëm francez.

Kujtohet se forcat e armatosura të SHBA-së sqaruan nëpërmjet X se goditën afërsisht 90 objektiva në Iran, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, objekte mbikëqyrjeje bregdetare, depo raketash dhe sisteme ajrore pa pilot.

Mësohet se, qëllimi është të zvogëlohet më tej aftësia e Iranit për të sulmuar anijet tregtare dhe personelin detar civil të pafajshëm në Ngushticën e Hormuzit.

EMISIONET