Dollapi: Nuk do të dorëhiqem. Nuk ka asnjë motiv për shkarkim

Dollapi: Nuk do të dorëhiqem. Nuk ka asnjë motiv për
Administratori shtetëror i CEZ-it Sait Dollapi ka deklaruar sot se nuk do të japë dorëheqjen nga posti që mban aktualisht. Ndërsa ka inspektuar punimet në nënstacionin e Farkës, Dollapi  i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për largimin e tij nga detyra duke theksuar se ERE nuk ka asnjë motiv për shkarkimin e tij, pasi rezultatet e punës së tij flasin vetë. "Detyra ime kryesore është puna. Unë vazhdoj të kryej detyrën e administratorit deri në momentin që struktura që më ka emëruar, merr ndonjë vendim. S`do të jap dorëheqjen dhe nuk pres shkarkimin nga ERE pasi bordi do të masë punën. Këto zëra nuk më shqetësojnë. Unë do të vazhdoj punën me strukturat, rezultatet do të jenë edhe më të mira” u shpreh Dollapi. Sa i përket ndërtimit të nënstacionit të Farkës, Dollapi e cilësoi atë si një investim mjaft të rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike jo vetëm të kësaj zone por edhe të qytetit të Tiranës.

Ky nënstacion pritet të zgjidhë përfundimisht problemet me kufizimet e energjisë elektrike në zonën e Farkës, Sauk apo Ali Dem. Investimi përfundon pas disa ditëve. Ky është invesitmi i parë që bëhet nga të ardhurat e kompanisë, duke shtuar se puna për ndërtimin e tij ka nisur para dy muajsh dhe pritet të përfundojë brenda shtatorit.

Më shumë në lidhje me deklaratën e ERE

EMISIONET