Devoll, moti i ftohtë i merr jetën 53 vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2014, 20:43
Devoll-Moti i keq dhe ngricat kanë shënuar një viktimë në rrethin e Devollit. Mbrëmjen e së hënës në afërsi të fshatit Braçanj është gjetur trupi i pa jetë i një personi.
Sipas policisë bëhet fjalë për Muharrem Topçiun, 53 vjeç i cili ka pasur edhe probleme mendore.
Policia ka deklaruar se në trupin e 53 vjeçarit nuk ka shenja dhune, dhe shkaku kryesor i vdekjes është i ftohti.
