Dashuria e modeles Miranda Kerr për Nënën Natyrë

Miranda Kerr duket se ka kombinuar shpirtin e saj për bamirësi dhe pasionin për modelingun të mërkurën, teksa shpërndau një postim të veçantë në rrjetin social, duke e përqëndruar vëmendjen tek Dita e Tokës.

Modelja 32-vjeçare australiane shpërndau në Instagram një foto, e veshur me të bardha duke u relaksuar në natyrë në një plazh misterioz.

“Sot dhe çdo ditë ne duhet të vlerësojmë dhe të respektojmë bukurinë natyrore që na rrethon. Le të bashkohemi për të mbrojtur tokën tonë”- ka shkruar ajo, duke promovuar në këtë mënyrë Ditën e tokës.

miranda kerr

EMISIONET