Shkurti ishte muaji më i rëndë sa i përket pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

Vetëm në 28 ditët e këtij muaji, Shqipëria regjistroi 29,040 infektime të reja dhe plot 406 viktima.

Por edhe 5 ditët e para të marsit duken po aq të rënda sa edhe muaji paraardhës.

Nga data 1 mars deri sot, 5 mars, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën 101 qytetarë, ndërsa janë regjistruar 4134 raste të reja.

I ftuar në “Tempora” ditën e martë, eksperti i shëndetit publik kërkoi përforcim të masave ndërsa akuzoi se, qeveria në Tiranë mashtron sa i përket vdekjeve nga Covid-19.

Sipas tij, nëse raportohet një i vdekur në të vërtetë pesë persona humbasin jetën nga virusi.

“Çuditem kur dalin dhe e mbrojnë situatën. Në vend që të pranojmë dhe ta njohim që jemi në një situatë  katastrofike, kur qytetarët po vdesin me dhjetëra në ditë. 20 po raportohen por koeficienti i mashtrimit, e kam quajtur unë, i kësaj qeverie është 1 me 5. 1 deklarohet, 5 vdesin“, tha Dasho.

Lexo edhe: Shkurti, muaj i zi/ Mbi 29 mijë infektime dhe 406 viktima nga Covid-19

Statistikat për 5 ditët e para të Marsit:

1 Mars – 764 raste të reja dhe 20 humbje jete

2 Mars – 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

3 Mars – 851 raste të reja dhe 21 humbje jete

4 Mars – 847 raste të reja dhe 20 humbje jetë 

5 Mars – 780 raste të reja dhe 21 humbje jete

Lexo edhe: “Nuk di çfarë bëhet, a ka vdekur apo është gjallë?” Pesë ditë pa lajm për nënën e shtruar, burri qan para infektivit

/a.r,OraNews