Tronditëse në Torino! Nëna dhe vajza 13-vjeçare gjenden të pajetë në apartament, ja çfarë dyshohet të ketë ndodhur...

Një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën të vdekura në një apartament në Torino.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vrasje-vetëvrasje, ku nëna fillimisht ka vrarë vajzën e saj dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Trupat u zbuluan nga vajza tjetër e familjes, 19 vjeçe, e cila ndodhej në gjendje shoku dhe u transportua për trajtim në Spitalin Maria Vittoria.
Shërbimi i emergjencës mjekësore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe kreu përpjekje për reanimimin e 13-vjeçares, por pa sukses.
Gruaja, e cila jetonte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh, banonte në apartament vetëm me dy vajzat e saj. Policia e skuadrës fluturuese po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.


