Conte: Pirlo meriton "Topin e Artë 2012"

Conte: Pirlo meriton "Topin e Artë 2012"

Trajneri i Juventus, Antonio Conte këmbëngul se regjisori i mesfushës bardhezi, Andrea Pirlo është një nga lojtarët më të mirë të momentit. Ai meriton të krahasohet me legjendat e futbollit botëror për atë çfarë bën në fushën e lojës. Pirlo thotë trajneri bardh e zi meriton fitimin e "Topit të Artë 2012", pavarësisht rekordeve që ka thyer dhe po vazhdon të thyejë argjentinasi i Barcelonës Lionel Messi, i cili është edhe kandidati më potencial për këtë çmim.

 

"Edhe nëse Messi ka shënuar dhjetëra gola e ka përmbushur shumë objektiva personalë, unë do t'ia jepja Pirlos "Topin e Artë". Më pas do të kisha kënaqësinë e të qënit trajneri i një "Topi të Artë". Ndoshta në të ardhmen do ta kem këtë privilegj", është shprehur Conte para gazetarëve. Pirlo është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Juventusit në këto vitet e fundit. Roli i tij prej regjizori te bardhezinjtë po realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Juventus ka arritur të fitojë shumë në vitin e fundit dhe kjo falë aftësive të Andra Pirlos.

 

EMISIONET