Çështja e CEZ, Erion Braçe mbështet hetimin ndërkombëtar
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i bashkohet propozimit për të hedhur dritë mbi çështjen CEZ përmes hetimit, nga prokurorë vendas ose edhe të huaj. Në variantin e dytë, të kërkuar nga demokratët, sipas socialistit, ligjvënësit shqiptarë duhet të vlerësojnë nëse Kushtetuta e Shqipërisë lejon hetimin nga prokurorë të huaj.
Erion Braçe: Mirë është që të hetohet, kombëtarisht apo ndërkombëtarisht i takon atyre që janë ekspertë të kësaj fushe. Besoj unë që i takon atyre ekspertë të kësaj lënde vecanërisht Komisionit të Ligjeve, por pasi të shikojmë atë iniciativën e PD për ligjin që e legalizon këtë lloj procesi në Shqipëri.
Nëse i hapet rrugë hetimit të huaj, sipas Braçes duhet të zgjerohet edhe në çëshje të tjera që kanë pasur pasoja dhe më të renda se CEZ, ngjarja e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, dhe tragjedia e Gërdecit që la pas 26 viktima.
I pyetur për një nga pikat e marrëveshjes së qeverisë Rama me kompaninë CEZ, ku palët heqin dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar apo ligjor, Z Braçe eviton një përgjigje direkte.
Erion Braçe: Pa diskutim që nuk duhet ti kalonte, vecnërisht kur thonë hetim ndërkmbëtar edhe për këtë tju kalonte kështu si p a kuptuar fakti se gjatë gjithë seancave të negociatave për të arritur këtë marrëveshje ka qenë nën kryetari i këtij komiteti.
Në fund Z. Braçe hedh pohtë cdo mundësi për një ftohje të aleatëve PS-LSI për shkak të çështjes CEZ.
Erion Braçe: Kush e pëlqen çështjen e diversionit le të merret me këtë pjesë, e ka kohën e bollshme ta harxhojë deri në fund. Asnjë impakt.
/Oranews.tv/
