Bylykbashi: Institucionet të zbatojnë ligjin, ose dënohen me burg
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i investuar në proçesin e dekriminalizimit të politikës, i ka bërë apel institucioneve shtetërore që të mos sabotojnë punën për këtë ligj, në rast të kundërt do përballen me vepër penale që dënohet me burg. Bylykbashi tha se proçesi dëshmoi se ligji funskionon, ndërsa verifikimin e të dhënave nga intitucionet si dhe mbledhjen e infomacionit për çdo zyrtar dhe dërgimin për hetim të thelluar në Prokurori, e cilëson si fazën më të rëndësishme të gjithë proçesit dekriminalizues.
Demokrati, Oerd Bylykbashi, një ndër inisiatorët dhe hartuesit kryesorë të dekriminalizimit, thotë se faza e parë e implementimit të ligjit që lidhet me vetëdeklarimin, dëshmoi se proçesi funksionon.
Por më e rëndësishmja tha ai sapo ka nisur tani, verifikimi i çdo të dhëne.
Bylykbashi apeloi ndaj institucioneve që kanë administruar formularët e vetëdeklarimit dhe ligji i ngarkon për të bërë verifikimet, që të mos sabotojnë punën.
Bylykbashi: Uroj që institucionet pavarësisht urdhrave të Kryeministrit ta bëjnë punën, përndryshe individët përgjegjës, sepse është parashikuar të ketë përgjegjësi individuale, të mos përballen me dënime penale për shpërdorimin e detyrës, ndoshta dhe me falsifikimin nëse tentojnë.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sipas tij, administron formularë të cilët tashmë duhej të ishin dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme për hetim të hollësishëm.
Bylykbashi: Me deklarimin si ai i kryetarit të Bashkisë që nuk mbante mend se për çfarë arsyesh është dëbuar apo për çfarë është proceduar, apo vetëm fakti se po unë jam hetuar por është mbyllur proçesi siç është rasti i kryetarit të Bashkisë së Krujës dhe raste të këtij lloji janë indicie të mjaftueshme që KQZ pa humbur kohë, pa kërkesë nga askush, t’ia çojë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokuroria e Përgjithshme të vetmen detyrë që ka është që të bëjë një hetim të thelluar të gjithave, përfshirë Shqipërinë. Mos harroni, do të merren shenjat e gishtërinjve.
Një moment të rëndësishëm në gjithë proçesin dekriminalizues, deputeti demorkat Oerd Bylykbashi, veçon dhe fazën e denoncimeve të zyrtarëve nga publiku dhe çdo organ tjetër, ku këtu futet në lojë dhe opozita.
Bylybashi: Ky është një proçes që sapo ka filluar dhe gjithë këto skelete që këta kanë fshehur në ato dollapet e tyre do të dalin një për një. Unë jam i sigurt që amkoma nuk kanë parë gjë.
Deputeti demokrat Bylykbashi tha se për çdo zyrtar, deputet apo kryebashkiak për të cilin ka të dhena se nuk është treguar i sinqertë në vetëdeklarim, do kërkohet hetim i thelluar.
Pytjes së Ora News, nëqoftëse do të kërkohet hetim i thelluar dhe për zyrtarët apo të zgjedhurit në radhët e Partisë Demokratike, Bylykbashi iu përgjigj kështu:
Bylykbashi: Duhet ta dinë të gjithë, ligji është i verbër. Ligji ka një mekanizëm i cili shkon deri në fund për këdo. Nuk bëhet për askënd në mënyrë të posaçme. Për fat të keq kemi Kryeministrin që në mos gaboj tha: Ky ligj është antikushtetues. Duhet të ketë një hall të madh që e thotë këtë gjë.
