Bulqizë, 100 minatorë në protestë për kushtet e punës
Kushtet e punës vazhdojnë të mbeten një shqetësim për minatorët e Bulqizës.
Rreth 100 minatorë që punojnë në zonën D të galerisë së Bulqizës kanë protestuar sot për rreth një orë në ambjentet e firmës duke kërkuar kushte më të mira pune.
Ata paralajmërojnë protesta masive dhe përshkallëzim të masave deri në grevë urie nëse nuk përmirësohen kushtet e punës.
Sipas tyre, firma koncesionare nuk ka plotësuar asnjë prej kushteve për të cilat është rënë dakord mes palëve.
Mungesa e kushteve të punës në minierën e Bulqizës është bërë shkak shpesh herë për humbjen e jetës për shumë minatorë.
